Balla pas mbledhjes: Ashpërsim i mekanizmave ligjorë për vetëdeklarimin

schedule20:38 - 28 Gusht, 2019

schedule 20:38 - 28 Gusht, 2019

“Kryeministri ka rishprehur domosdoshmërinë që përgjegjësinë personale të personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre ne ta ashpërsojmë përmes mekanizmave ligjorë”. Kështu u shpreh për mediat Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste për Shkodrën, sa i takon rastit të Valdrin Pjetrit.

Sipas Ballës përgjegjësia e tij është tërësisht personale , ndërsa PS do vazhdojë të jetë forca motor e reformimit.

“Sa i takon rastit të Valdrin Pjetrit i cili u votua por për shkak të një përgjegjësie tërësisht personale nuk u betua për të qenë kryebashkiak pas provave të bëra publike.

PS do vazhdojë të jetë forca motor jo vetëm të reformit të brendshëm të saj.

I kemi kërkruar popullit të Shkodrës ndjesë për kandidaturën e Valdrin Pjetrit dhe pse përgjegjësia është tërësisht personale.

PS ka vënë standard ku nuk jemi bërë mburojë për askënd”.

Balla theksoi gjithashtu se në mbledhjen e sotme është marrë vendimi  për procesin e riformatimit të PS në Shkodër.

“Kishim një mbledhje për ripërtëritjen e partisë. PS është në proces ristrukturimi. Kemi marrë vendim për vëmendje të veçantë qoftë unë dhe gjithë sekretariati për të ndjekur procesin e riformatimit të PS në Shkodër, ku do të ndërtojmë në PS e Shkodrës një model konkurues e siç i ka hije Shkodrës”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!