Balla paralajmëron ndryshime në Kodin Penal: Dyfishim të dënimit për krime që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë në shkolla

schedule12:22 - 14 Shtator, 2023

schedule 12:22 - 14 Shtator, 2023

Ministri I Brendshëm Taulant Balla paralajmëron ndryshime të kodit penale, në kuadër të paketës për sigurinë në shkolla.

Në deklaratën për mediat ku përgëzoi policinë për rezultatet e megaoperacionit antidrogë në mbarë vendin, Balla tha se do të propozojë dyfishim të dënimeve në kodin penal, për krime që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë në shkolla.

“Dua të garantoj sot, prindërit që dërgojnë fëmijët në shkolla, se paketa jonë po jep rezultatet e para dhe se ne do bëjmë cka është e mundur për të garantuar që brenda këtij perimetri sigurie grupet kriminale të mos afrohen. Ne do bëjmë publike edhe propozimet për ndryshime në kodin penal, për dyfishim të dënimit të krimive që ndodhin në perimetrin e sigurisë në shkolla, ku fokusi i vecantë mbetet dyfishimi I të gjitha formave të dënimit, për shpërndarjen e lëndëve narkotike brenda perimetrit të sigurisë në shkolla. ky është vetëm fillimi e nxis policinë e shtetit ta ruajë këtë ritëm të ri të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike.” -vijoi më tej Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!