Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla opozitës për Avokatin e Popullit: Procedura është e qartë. Mos flisni për lepuj se do flasim edhe për zagarë pastaj…

schedule10:47 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 10:47 - 11 Dhjetor, 2025

Me tone të ashpra është shoqëruar seanca plenare ku pritet të diskutohet për Avokatin e Popullit. Teksa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, dëgjohet demokrati Flamur Noka duke i thënë ‘o injorant’. Ndërsa kreu i grupit të PS, mbante fjalën në Kuvend, nga salla u dëgjua flamur Noka t’I drejtohej me fjalën ‘o injorant’, cka solli më tej ndërprerjen e seancës

“Zoti kryetar. Ky moment i ditës është më i rregulluari në rregulloren e Kuvendit. Ka ardhur një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës. Spostim, heqje, si doni ju, e keni sjellë sipas rregullores 24 orë përpara. Deri më tani, zoti kryetar, jemi në shkelje të hapur të rregullores, se ende nuk kemi dëgjuar argumentin përse duhet ta heqim këtë çështje nga rendi i ditës.

Kanë marrë fjalën disa. Njëri thotë. I bie patkoit, tjetri i bie gozhdës, asnjëri prej folësve deri tani nuk ka sqaruar publikun përse kjo çështje duhet të ikë nga rendi i ditës.

Dëgjova batuta. Dëgjova tallje. Njëri fliste për lepuj. Po, po hytë te lepujt duhet të flisni edhe për zagarët. Sepse lepurin në pritë e nxjerr zagari… Dhe po i hyj këtij diskutimi bujrum se i lexoj, do t’ju lexoj listën, pastaj ju lexoj listën, ti flet për lepuj, unë do flas për zagar, po i hytë kësaj pune, prandaj ta tregoj unë. Por tani, tani ju ju ju thatë këtu, madje në letrën që citoi kryetari i Kuvendit keni cituar progres-raportin.

Thoni aty depolitizimi. Se martesa të politizuara, t’ju them të drejtën, mua më vjen keq se ju talleni me një të përsekutuar politik si Besim Ndregjoni, keni vite me radhë që e gënjeni, e gënjeni, e gënjeni, sepse të gjithë e dini, të gjithë e dini që Besim Ndregjoni nuk zgjidhet dot në atë institucion se nuk e le ligji, se ka mbushur 77 vjeç. Por meqenëse unë jam 81, thotë njëri, hajde se po bëjmë edhe këtë 77. Por nuk bëhet dot, nuk të le ligji. Ju talleni, ju talleni me Adrianën Kalanë. Ti s’merr vesh nga ligjet, por do ta shpjegoj unë. Ky zotëria duhet të dalë përjashtë. Unë e ndërpres fjalën derisa nxirrni përjashtë zotërinjtë, faleminderit, nxirreni përjashtë, zoti kryetar.” tha Balla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!