Balla: Opozita humbjen ta shikojë te vetja, të kthehet në Kuvend për të çuar çështjet e përbashkëta para

schedule11:08 - 18 Maj, 2023

schedule 11:08 - 18 Maj, 2023

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla,  fjalën e tij në kuvend e ka nisur me një kërkesë për opozitën e cila duket se ka qenë mungesë në këtë seancë.

Balla është shprehur se është e kuptueshme bojkoti që ato kanë bërë menjëherë pas zgjedhjeve por që e vërteta është se humbjen duhet ta kërkojnë te vetja dhe jo të kundërshtarët.

Ndër të tjera ai është shprehur se është e rëndësishme që opozita ti kthehet kuvendit për të bërë dhe mbylljen e çështjeve që kërkohet patjetër bashkëpunimi i opozitës siç është zgjedhja e avokatit të popullit dhe reforma në drejtësi.

Unë mendoj se gjithmonë humbësi e shef fajin te kundërshtari dhe nuk shikon se çfarë ka bërë gabim është një çmenduri. Le të vijojnë që të insistojnë në të njëjtën gjë. Kuvendin e nisi seancën me miratimin e dy marrëveshjeve të rëndësishme

I pari lidhet me një investim që i jep Shkodrës një lidhje të re dhe të bukur me Ulqinin, Ura mbi Bunë i jep mundësi shumë mundësi dhe qasje të re në turizëm. Duke e konsideruar Shkodrën që të jemi shumë përgjegjës për punën që kemi për të bërë e kemi me votimin për këtë marrëveshje dhe pika tjetër është një marrëveshje tjetër me Gjermaninë që lidhet me pjesën më të madhe të bashkive për të përmirësuar infrastrukturën rrugore.

Mendoj se e kemi nisur këtë seancë të parë me dy projektligje të rëndësishme dhe besoj se apeli im dhe pse opozita e nisi punën me këtë bojkot, thirrja ime është që opozita ti kthehet punës në kuvend se na duhet të punojmë sëbashku për një sërë çështjes, për çështje me rëndësi si reforma zgjedhore dhe të përfundojmë në kohë disa propozime të PS që lidhet me reformën zgjedhore.

Thirrja ime është dhe për zgjedhjen e avokatit të popullit, ku opozita nuk mund ta marrë peng zgjedhjen e tij për rolin që ai ka për qytetarët. Nga dita e hënë ne i kërkojmë opozitës duke qenë se kushtetuta na imponon një shumicë, duhet që të ulemi për kandidatin”, ka thënë Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!