Balla: Nuk ka bisedime te fshehta me PD-në

schedule15:30 - 16 Shtator, 2019

schedule 15:30 - 16 Shtator, 2019

Partia Socialiste mohon të jetë duke zhvilluar bisedime të fshehta me Partinë Demokratike për të zgjidhur krizën. Taulant Balla tha se reforma zgjedhore duhet t’i bashkojë palët dhe opozita jo-parlamentare ftohet javën e ardhshme të jetë pjesë e një tryeze, por PD nuk mund ta bllokojë këtë proces.

Partia Socialiste fton Partinë Demokratike të bashkohet javën e ardhshme në një tryezë të reformës zgjedhore, e cila është për mazhorancën formula e vetme për të zgjidhur krizën politike, për të ndryshuar rregullat e lojës e për të zhvilluar zgjedhje në vitin 2021.

I pyetur nga ABC News, nëse mund të ketë reformë zgjedhore pa Partinë Demokratike, numri dy i  socialistëve nuk dha përgjigje përfundimtare.

Por, a po zhvillohen bisedime të fshehta mes socialistëve dhe demokratëve, larg syrit publik?

Edhe pse komisioni i reformës zgjedhore është rikonceptuar, dhe bashkëkryesimin e ka marrë Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, Kuvendi ka lënë një karrige bosh për Partinë Demokratike, për një bashkëkryetar të tretë me të drejtë vetoje. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!