Balla nuk i ndahet Shkëlzen Berishës, ankimon në Apel çështjen CEZ

schedule10:46 - 7 Shkurt, 2020

schedule 10:46 - 7 Shkurt, 2020

Kuvendi ka dërguar në Gjykatën e Apelit çështjen CEZ, pas vendimit të Shkallës së Parë për të pushuar hetimet me argumentin se nuk kishte vepër penale. Ankimi është bërë nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.

Gazetarja Glidona Daci raporton se pas hetimeve gati 3-vjeçare Gjykata e Tiranës vendosi në Janar të pushojë çështjen lidhur me procedurën e privatizimit të OSSH tek çekët e CEZ.

Socialistët pretendojnë se biznesmeni Nuel Kalaj për shkak të lidhjeve që kishte me Shkëlzen Berishën, kishte ndikuar në privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

Si provë ishin paraqitur disa e-maile të shkëmbyera mes Kalajt dhe përfaqësuese të kompanisë çeke CEZ. Por gjykata arsyeton se nga përmbajtja e e-maileve Ndue Kalaj si mik i Shkëlzen Berishës nuk ka pasur asnjë ndikim për privatizimin e OSSH-së.

Më 24 Janar, Taulant Balla do të shprehej: “I njëjti gjyqtar “KÇK” i cili në mënyrë skandaloze rrëzoi akuzat për Lulzim Bashën “675 mijë dollarë”, sot mori një vendim haptazi në kundërshtim me ligjjn në lidhje me dosjen “CEZ-418 milionë Euro”, ku i akuzuari kryesor është Sali Berisha në bashkëpunim me persona të tjerë.

Ky vendim i paligjshëm do të ankimohet menjëherë dhe paralelisht gjetjet e Komisionit Hetimor do t’i dërgohen javën e ardhshme Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kjo është një ndër dosjet më të rënda të korrupsionit në Shqipëri dhe se çdo përpjekje për mbylljen e saj, bie ndesh me pritshmëritë e shqiptarëve dhe të partnerëve të Shqipërisë për hetimin e dinosaurëve të korrupsionit”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!