Balla në Librazhd, flet për reformën në drejtësi

schedule15:39 - 6 Qershor, 2018

schedule 15:39 - 6 Qershor, 2018

Reforma në drejtësi i ka dhënë efektet e saj u tha banorëve të Orenjës, Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Në këtë njësi administrative të Bashkisë Librazhd, Balla nënvizoi faktin që sot nuk guxon më njeri të marrë para për të dhënë drejtësi.

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka shprehur përsëri shqetësimin e mosbashkëpunimit sipas tij të opozitës për hapjen e negociatave.

Në turin llogaridhënës në Bashkinë e Librazhdit, përfaqësuesit e kabinetit të qeverisë i dhanë zgjidhjes shqetësimit të komunitetit për mjekun që nuk paraqitej në punë. Ai do të zëvendësohet me një mjeke të re./abcnews.al