Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i pranishëm në seancën e Gjykatës Kushtetuese si përfaqësues i Kuvendit, ka dhënë arsyet pse sipas tij duhet të shkarkohet presidenti Ilir Meta.
Balla tha se Meta mori pjesë në mënyrë aktive në fushatën elektorale, duke nxitur dhunë dhe duke goditur institucionet shtetëror.
“Për herë të parë është marrë një vendim nga Parlamenti për shkarkimin e Presidentit. Precendt në historinë e vendit tonë. Madje është një rast i rrallë edhe në Europë. Meta mori pjesë në mënyrë aktive në fushatën elektorale, duke nxitur dhunë”, tha Balla.
“Mbështeti forca të tjera politike, nxiti dhunë dhe sulmoi institucionet kushtetuese. Vënia në lëvizje e kësaj strukture për shkarkimin e Presidentit nuk është problematike. Presidenti ka funksion mbi palët, por mori pjesë aktive në zgjedhje. Kuvendi nuk synon të ndëshkojë presidentin apo pozicionin, por personin që kreu shkeljen. A mundet ta për përfaqësojë unitetin e popullit një president shfaqet palë, nxit dhunë, ndikon në vendimmarrjen e institucioneve, sulmon gjykatën kushtetuese. Kushtetuta parashikon që Presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit”, shtoi ai. /abcnews.al

