Balla në fabrikën e Peletit Ushqimor në Gramsh: Mundësi punësimi për qytetarët

schedule13:33 - 30 Shtator, 2020

schedule 13:33 - 30 Shtator, 2020

Kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla këtë të mërkurë ka qenë në Gramsh ku ka vizituar fabrikën e re të Prodhimit të Peletit Ushqimor që do të mbulojë 100% nevojat për rezervatet e peshkimit në gjithë vendin.

Balla përmes një përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se ha[ja e fabrikës tashmë do të mundësojë të paktën 300 vende të reja pune për qytetarët në Gramsh.

“Të paktën 300 vende të reja pune për Gramshin në Fabrikën e re të Prodhimit të Peletit Ushqimor që do të mbulojë 100% nevojat për rezervatet e peshkimit në gjithë vendin. Aktualisht ky sektor i ekonomisë sonë furnizohet vetëm nga importi dhe ky investim e kjo fabrikë në Gramsh do të prodhojë “made in Albania”. Kjo është faza e parë! Bashkë me kolegët Angjeli dhe Bici si dhe me Kryetarin e Bashkisë Klodian Taçe inspektuam nga afër instalimin e makinerive dhe punën përfundimtare në këtë Fabrikë. Jam shumë krenar që ngrihet kjo Fabrikë e madhe duke krijuar këtë mundësi punësimi në Gramshin e njerëzve punëtorë. Brenda pak javëve fabrika starton prodhimin, ndërsa vazhdon njëkohësisht edhe trajnimi paraprak i punëtorëve”, shkruan Balla./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!