Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka deklaruar se më në fund është gjetur financuesi për ndërtimin e një kopshti në një prej lagjeve të varfra të Librazhdit. Ky financim do të mundësohet nga “Fodni i Edukimit” i cili do të ushqehet pikërisht nga shpifësit, sipas tij.
Ndërtimin e një kopshti të ri për fëmijët e familjeve të varfra të komunitetit egjiptian dhe rom në Librazhd, deputeti i zonës, njëkohësisht numri dy i socialistëve, Taulant Balla ia beson shpifësve.
“Shumë shpejt, përmes “Fondit të Edukimit” që do të krijojmë me të ardhura nga shpifësit do të ndërtojmë një kopësht për këtë lagje. Ka qenë një kërkesë prej shumë vitesh e banorëve dhe më në fund kemi një mundësi të artë për të gjetur fondin për kopshtin për fëmijët e kësaj lagjeje”.
I shoqëruar nga kryetari i bashkisë librazhd, Kastriot Gurra, Balla inspektoi punimet që kryhen në kuadër të projektit të qeverisë në bashkëpunim me pushtetin lokal.
“65 familje në Bashkinë Librazhd, falë një projekti të drejtuar nga Kryetari i Bashkisë, Kastrioti në bashkëpunim me qeverinë, do të kenë tërësisht kushte dhe standarde normale jetese”.
Kjo për të qënë më pranë personave që kanë pamundësi financiare, thekson kreu i grupit parlamentar socialist duke përshëndetur vendimin e bashkisë librazhd për të paguar 50%-70% të qirasë së shtëpive për familjet në vështirësi ekonomike. /abcnews.al