Balla me deputetin gjerman: Reforma në drejtësi po ecën shkelqyeshëm

schedule13:57 - 17 Korrik, 2018

schedule 13:57 - 17 Korrik, 2018

Në përfundim të takimit me deputetin gjerman Frank Schwabe, numri dy i socialistëve Taulant Balla, gjatë konferencës së përbashkët për median, foli për rolin e rëndësishëm të mazhorancës por edhe opzoitës shqiptare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, duke zbardhur edhe temat kryesore të diskutuara me kryetarin e grupit Social Demokrat në këtë asamble.

“Shqipëria është një anëtar, i cili luan një rol të rëndësishëm në asamblenë parlamentare. Deputetët tanë luajnë një rol të rëndësishëm në drejtim të grupeve parlamentare, ku ata bëjnë pjesë dhe sigurisht kemi diskutuiiar për çëshjtej e rëndësishme në interes të Asamblë Parlamentare të Këshillit të Europës sikurse është edhe ajo që u theksua në raportin e Këshillit të Europës dhe që ka të bëjë me implementimin e menjëherëshëm dhe pa humbur kohë të rekomandimeve të raportit të OSBE/ODHIR për zgjedhjet në Shqipëri, kuadri dhe shinat në të cilat ne duhet të përmbyllim brenda këtij viti, miratimin në Kuvend të këtyre rekomandimeve në kuadër të reformës zgjedhore. Miku ynë Shuabe kishte interes për reformën në drejtësi ku bashkëndamë faktin se reforma po ecën me ritme të shkëlqyera”, tha Balla.

Ndajnë mendimin se reforma në drejtësi po ecën me hapa të shkëlqyer, e për këtë, deputeti gjerman i kërkoi Shqipërisë të vijojë me dhënien e sinjaleve të mira, në kaudër të integrimit europian.

“Në muajt në vijim kërkojmë nga vendi juaj vijimin e dhënies së sinjaleve të mira në funksionimin e reformës në drejtësi, për t’i dhënë kështu më shumë argument vendeve anëtare në Bashkimin Europian për të votuar pro hapjes së negociatave me Shqipërinë. Për këtë, duhet të vijojë konseguenca me zbatimin e reformës në drejtësi si dhe bërja e sa më shumë të jetë e mundur për antikorrupsionin në vend si dhe ndryshimin e Kodit electoral në kuadër të reformës zgjedhore”, tha Schwabe.

Gjatë vizitës 24 orëshe në tiranë deputeti gjerman Schwabe ka zhvilluar takim me kreun e shtetit Ilir Meta, kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!