Balla mbledh grupin e PS, kërkon angazhim për zgjedhjet e 30 qershorit

schedule11:49 - 23 Prill, 2019

schedule 11:49 - 23 Prill, 2019

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e radhës nën drejtimin e kryetarit të këtij grupi Taulant Balla. Përgatitjet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit dhe angazhimi në fushatë kanë qenë porositë e dhëna nga numri dy i Partisë Socialiste. Deputeti Bashkim Fino ka propozuar që të ulen pagat për Policinë Gjyqësore pasi sipas tij janë më të larta se paga e Presidentit. Kërkesa është rrëzuar nga deputetët e tjerë socialistë.

Nesër do të mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste, ndërsa në fillim të muajit të ardhshëm do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë për të diskutuar mbi kandidaturat për kryetarët e bashkive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!