Nënkryetari i grupit parlamentar në Partisë Socialiste Taulant Balla gjatë fillimit të seancës plenare gjatë ditës së sotme në Kuvend, ka kërkuar që në rendin e ditës të futen edhe 10 projektligje të Reformës në Drejtësi.
Sipas Ballës këto ligje kanë janë diskutuar e miratuar më parë në Komisionin e Ligjeve dhe ndihmojnë në ecjen para të Reformës në Drejtësi.
‘’Bazuar në nenin 31 të rregullores, ku bëhet fjalë për ndryshim të rendit të ditës. Duke thënë që Komisioni i Ligjeve ka përfunduar raportin ditën e premte, do kërkoja që në rendin e ditës të përfshihen dhe 10 projektligjet e propozuara dhe po i citoj. Projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në 1 Kodin e Procedurës Penale, 2 Organizimi dhe funksionimi i Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë 3 Kodi i Procedurës Civile në Republikën e Shqipërisë 4 Kodi Penal, 5 Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative 6 Funksionimi i Policisë Gjyqësore, 7 Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar 8 Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, 9 Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë 10 Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Janë diskutuar dhe miratuar, janë ndryshime që rrisin efektivitetin dhe ndihmojnë ecjen para të Reformës në Drejtësi. Besoj të gjithë janë dakord për t’i kaluar për shqyrtim në seancë plenare.’’- tha Balla.
Por nga ana tjetër deputeti Kujtim Gjuzi ka dalë kundër kërkesës së Ballës për të futur në rend dite 10 projektligjet që kanë të bëjnë me rolin e gjyqësorit në Shqipëri, nga Kodi Penal, te Policia Gjyqësore, funksionimi i prokurorisë apo Gjykatës Kushtetuese. Sipas argumentit të Gjuzit kjo nuk mund të bëhet pasi në sallë mungojnë deputetët.
Gjuzi: Jam kundër futjes me urgjencë të këtyre projektligjeve. E gjithë qeveria këtu është mangët, deputetët socialistë janë mangët, deputetët e opozitës po ashtu. Kjo nuk shkon. Le të shpresojmë që këto ditë kryeministri Rama, në ditët e fundit të mandatit, të jetë i kujdesshëm. E përgëzoj për dërgimin e vaksinave mjekëve të Kosovës. Pra, ne nuk jemi vetëm kritikë, kur ata bëjnë punë të mira, siç është kjo, ne patjetër do ta përshëndesim.E.L/abcenews.al/