Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj këtë të hënë në fjalën e tij në Kuvend i është përgjigjur numrit dy të PS-së, Taulant Balla përsa i përket progres-raportit.
Rushaj në fjalën e tij është shprehur se Basha u kurseu debatin për progres-raportin e Komisionit evropian ku theksohet korrupsioni që ka përfshirë administratën publike dhe biznesin.
Ndër të tjera ai ka sjellë dhe disa nga problematikat e qytetarëve që ai ka marrë nga zhvillimi i takimeve në terren, ku theksin e ka vënë tek problemet e tragjedisë së tërmetit që vijojnë të jenë akoma mes qytetarëve.
“Basha u tregua i sjellshëm që nuk e përmendi progres-raportin, për korrupsionin them, pasi nëse do ishte drejtuar do të kishim cituar atë, Por për korrupsionin thuhet se është i përhapur në çdo qelizë të jetës publike dhe të biznesit, gjë që Basha jua kurseu por po ua them unë. Sa i përket çështjes së rregullores së komisionet hetimore, nuk do na pengoni dot që ti bëjmë publike ato që duhet për qytetarët shqiptarë. Ne prej kohësh kemi denoncuar fatkeqësinë që qeveria po luan ndaj njerëzve. Që nga 2019 e deri më sot problemet që ka sjellë tërmeti problemet po tejkalohen nga qeveria. Unë jam takuar me banorët e njësisë 4 dhe 8 por fatkeqësitë e tyre s’kishin të sosur”, ka thënë Rushaj.