Balla i kujton Bashës historinë e financimit rus: Mos u fshih!

schedule16:20 - 12 Korrik, 2018

schedule 16:20 - 12 Korrik, 2018

Prej dy ditësh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Shtetet  e Bashkuara të Amerikës për një vizitë pune. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla e ka vënë në dyshim qëllimin e kësaj vizite të shefit të opozitës, duke aluduar se mund të ketë lidhje me hetimet e nisura nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për financime të dyshimta të Partisë Demokratike nëpërmjet lobistit Nick Muzin. 

Duket sikur çdo histori sado e rëndë të jetë harrohet shpejt në Shqipëri sapo kalojnë disa ditë. Një prej tyre ka vendosur ta ç’pluhurosë Taulant Balla.

Kryetari i grupit parlamentar socialist ka risjellë në vëmendje kërkesën për sqarim drejtuar shefit të opozitës Lulzim Basha për financimin rus.

 “Lulzim Basha të mos fshihet!

Të sqarojë publikun për financimin rus, tashmë zyrtarisht nën hetim amerikan”.

Duke renditur edhe një herë të gjitha pretendimet në publikimet e mediave amerikane për transferta të paligjshme që Partia Demokratike ka bërë për llogari të lobistëve të saj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, socialisti Balla në faqjen e tij në facebook kërkon që Partia Demokratike të japë shpjegime nëse kemi të bëjmë me ndërhyrje ruse në politikën shqiptare apo lidhje me biznesmenët rusë si “sekserë” për të fshehur prejardhjen e parave.

Një ndër arsyet që deputeti Taulant Balla po e risjell këtë histori është se prej dy ditësh- shkruan ai- është bërë publik fakti se lobimi i dyshimtë i Partisë Demokratike një vit më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë Muzin Capitol Partners, po hetohet nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

“Është zbuluar se vonesa e deklarimit të kësaj kontrate me vlerë 150.000 dollarë, lidhet edhe me një zhvillim tjetër. Kontrata me PD u deklarua nga Muzin dy javë pasi FBI ngriti akuzat për parregullsi në procedurat e lobimit me qeveritë e huaja të një lobisti tjetër.

Është zbuluar se kjo akuzë e ka trembur lobistin e PD Nick Muzin i cili ka bërë deklarimin për kontratën me PD”.

Këtu Taulant Balla ngre një pyetje:

A është rastësi fakti që këtë të mërkurë dhe të që bëhet publik hetimi i lobistit të PD Nick Muzin, edhe Lulzim Basha gjendet në Washington?!Këto dhe pyetje të tjera kërkojnë përrgjigje dhe jo heshtje – shkruan kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla duke i bërë përsëri një thirrje kryetarit të demokratëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!