Balla i drejtohet sërish Prokurorisë: Padi për Bashën, Salianjin e Hoxhën

schedule16:44 - 17 Tetor, 2018

schedule 16:44 - 17 Tetor, 2018

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka depozituar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një padi të re kundër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji dhe ish-drejtorit të policisë bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha. Taulant Balla e kishte paralajmëruar depozitimin e kësaj padie pas videos së kunatit të Babales, Fredi Alizoti, të cilin e intervistoi Florenc Hoxha dhe e publikoi deputeti Salianji.

Pretendimit të Fredi Alizotit se është takuar me kryetarin e grupit parlamentar socialist i cili i ka premtuar para për të treguar një verson tjetër të ngjarjes, Taulant Balla i është përgjigjur me padinë e re ku akuzon për kallëzim të rremë e shpifje kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, deputetin Ervin Salianji dhe ish-drejtorin e policisë bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!