Balla-Hajdarit: Nuk e përmende rezolutën për negociatat, s’ke pasur kurrë lidhje me këtë proces

schedule13:48 - 24 Shtator, 2020

schedule 13:48 - 24 Shtator, 2020

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se mesa duket Shqipërinë e duan më shumë ndërkombëtarët sesa “një pjesë e politikanëve.

Të gjithë ata, sipas Ballës mendojnë që Shqipëria, bashkë me Maqedoninë e Veriut duhet ta marrin dritën jeshile për integrimin.

Po ashtu, duke iu drejtuar Hajdarit, Balla tha se kryetarja e Komisioni për Integrimin Europian nuk foli fare për projekt- relozutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

“Kryetarja jone e Komisionit nuk foli për rezolutën fare, as se dinte që është temë diskutimi. Kjo ishte fjala më e dobët e mbajtur ndonjëherë nga ju. Bëjmë sherre sa herë të doni, por jo kur diskutojmë kështu rezolutash. Të kuptoj se vjen nga një fushë që s’ke pas kurrë lidhje me këtë proces.”

Po ashtu, duke iu referuar draftit të depozituar nga opozita në parlament për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Balla u shpreh se ka lexuar, “por nuk kuptoi gjë.”

“E lexova, propozimin e Hajdarit, nuk kuptoj asgjë…Mos dini gjë që kemi shpikur ndonjë sistem? Kemi marrë modelet më të mira të vendeve evropiane. Danimarka mos është gjë vend diktatorial? Kroacia? Çekia?” /abcnews.al/