Ornela Balla drejtuesja e Inspektimit Shtetëror Shëndetësor në studion e “ABC News” ka folur për respektimin nga ana e subjekteve të protokollit të vendosur në kuadër të parandalimit të përhapjes së COVID-19.
Balla theksoi me shtimin e rasteve të koronavirusit, qytetarët nuk duhet të ulin vigjilencës, por të tregohen të kujdesshëm.
Gjatë bisedës në studio Balla tha se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjatë kontrollit në terren ka vendosur masat administrative ndaj subjekteve që kanë rezultuar në shkelje të masave.
“Që nga fillimi i pandemisë janë realizuar mbi 72 mijë inspektime në të gjitha subjektet që janë objekt kontrolli. 272 subjekte kanë rezultuar se nuk kanë zbatuar masat dhe ndaj tyre është marrë masa administrative konform legjislacionit në fuqi. Rastet pozitive në vendin tonë po vazhdojnë të rriten dhe është vënë re një neglizhencë dhe moszbatimi i distancimit fizik. Mbrojtja personale nga punonjësit e subjektit, mos vendosja e maskës apo vendosja e higjenizuesit është konstatuar se ka munguar”, u shpreh ajo.
Gjatë intervistës në studio Balla tha se strukturat inspektuese të Inspektoratit kanë informuar subjektet për protokollet përkatëse.
Por ajo shtoi se është vënë re një ulje e vigjilencës dhe në këtë mënyrë, Inspektorati ka vijuar punën me masat përkatëse më qëllim për të garantuar respektimin ligjit në mbrojtje të shëndetit të popullatë.
“Puna në terren është hasur edhe më mos pëlqimin e subjekteve, por përpos shkeljeve ligjore merret edhe një masë e veçantë për mosrespektim të inspektimi, sqaroi Balla.
Në një moment të hapjes graduale dhe rritjes së numrit të rasteve Balla shtoi se është me rëndësi që masat të respektohen dhe zbatohen.
E ndalur te përhapja e virusit në Institucionet Publike, Balla tha se nga inspektorati janë ushtruar kontrolle dhe ndaj tyre është konstatuar e njëjta gjë.
“Nga ana jonë vlerësohet i ulje e vigjilencës dhe neglizhencë personale. Në total janë ushtruar 2230 monitorime në masoneri, apo call-centër dhe janë vendosur 59 masa administrative. Është vënë re moszbatimi i distancimit fizik. Për këtë arsye janë marrë përkatësisht të gjitha masat. Subjektet në shkelje të protokollit iu është vënë masa e mbylljes së subjektit”, deklaroi Balla./abcnews.al