Nuk ka vonuar as reagimi i mazhorancës. Taulant Balla ka akuzuar Lulzim Bashën e Monika Kryemadhin se po bëjnë aleancë me gjyqtarët e korruptuar për t’i shpëtuar vettingut. Ndërsa nënkryetarja e grupit socialist Spiropali ka thënë që është e tyurpshme që deputetet gra të PD e LSI u keqpërdorën në seancë.
Balla: “E gjithë kjo dhunë sot në parlament është shprehje e qartë e një solidariteti mes gjyqtarësh të korruptuar e politikanëve ende në parlament si Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha, të cilët në solidaritet me gjyqtarë të korruptuar penguan vijimin e seancës. Kuvendi me gjithë pamjet e turpshme të servirura me buton nga koordinatori i dhunës Sali Berisha, i cili sa hyri në sallë urdhëroi Monikën e Lulin për të bërë dhunën e radhës. Megjithatë ne jemi shuëm të vendosur për reformën në drejtësi, vettingu do të vijojë me paanshëmri sikurse është paarshikuar në Kushtetutë”.
Spiropali: “Dua të theksoj turpin e neverinë që kemi ndjerë si gra të ulura në atë Kuvend për gjuhën e turpshme nga disa gra të keqpërdorua nga PD dhe LSI. Vajzat dhe gratë në këtë Kuvend janë aty për të luajtur rolin e tyre si ligjvënëse për të përfaqësuar njerëzit, jo për t’u keqpërdorur nga dy kryetarë partish të cilët kanë hallin e tyre, kanë probleme me drejtësinë dhe kanë problem me faktin se nuk i fitojnë dot zgjedhjet dhe e vetmja mënyrë sesi mund t’ia dalin është të shkaktojnë dhunë si në sallë e jashtë saj”.