Kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla drekën e Krishtlindjeve e ka kaluar me 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS-së deklaron se nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë.
Postimi i plotë:
“Ju bashkova drekës që Kisha Katolike Shën Piu i Dhjetë në Elbasan organizoi sot për rreth 100 pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit. Nuk ka kuptim më të bukur festa e Krishtlindjes sesa të kujdesesh për njerëzit në nevojë. “Por, ashtu siç dëshironi që t’ju bëjnë ju njerëzit, po adhtu bëni ju me ta”, shkruhet në Bibël.
Gëzuar Krishtlindjet”, shkruan Balla./abcnews.al