Balla: Don Kishotit që mori në qafë PD, kujtesë të paguajë gjobën

schedule21:22 - 25 Korrik, 2019

schedule 21:22 - 25 Korrik, 2019

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha, pasi u paraqit ditën e sotme në Prokurori, për çështjen “Toyota Yaris”. Basha tha se Taulant Balla duhet të ishte sot në pranga.

Balla ka publikuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila dënon për shpifje me 50 mijë lekë gjobë, Lulzim Bashën.

“Don Kishotit që mori në qafë Partinë Demokratike, e që sot për turp gënjeu e shpifi përsëri, kujtesë të paguajë gjobën!“, shkruan Balla.

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!