Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, gjatë një takimit me anëtarë të PS në Elbasan, foli punësimin në këtë qytet.
Ai u shpreh se pavarësisht efekteve negative të pandemisë numri i të punësuarve pësoi një rritje të lehtë.
“Është fakt se në Elbasan falë paketave të mbështetjes së qeverisë shqiptare, ekonomia e këtij qarku ka arritur të përthithë plot 12 mijë e 500 paga në një vlerë 6,7 milion dollarësh, pagesa direkte”, tha Balla.
Gjatë fjalës së tij gjithashtu ai theksoi se qeveria shqiptare po investon drejtpërdrejtë në modele turistike, ndërsa shtoi se me Bypass-in e Elbasanit do të investohet në çlirimin e linjës së vjetër hekurudhore.
“Elbasani është një qark tepër i madh dhe përmban krahina nga më të ndryshme. Nëse ne e krahasojmë listën tonë me të gjitha listat e tjera në listë e me Demokratike do të shohim se Shpati mungon, Gramshi mungon…Dumreja mungon. Në Belsh nuk kishe as dy orë ujë , ndërkohë që ka qenë Partia Demokratike në Belsh. Gjithashtu edhe në Peqin po investojmë në sistemin e ujit të pijshëm. Unë nuk gjej fjalë të shpreh mirënjohjen ndaj qeverisë që ka përcaktuar Kalanë e Elbasanit si investimin më të rëndësishëm në bashkinë tonë, por të mos harrojmë Bypass-in e Elbasanit i cili do të jetë një investim tepër i madh për të inkorporuar aty edhe pjesën e linjës hekurudhore me qëllim që të çlirojmë të gjithë qytetin e Elbasanit nga linja e vjetër hekurodhore”, tha Balla.
/abcnews.al/

