Balla del me një tjetër deputet gjerman në krah

schedule12:48 - 31 Maj, 2018

schedule 12:48 - 31 Maj, 2018

Rrëmuja e senacës plenare të radhës nuk e ka lëkundur qëndrimin e deputeti të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë, Metin Hakverdi. Ai doli nga Kuvendi në shoqërinë e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për të deklaruar publikisht mbështejen për hapjen e negociatave.

Metin Hakverdi: “Dy Partitë motra kanë të njëjtin qëndrim mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian. Kështu që muajin tjetër në shpresojmë që të marrim një vendim të rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë por për Bashkimin Evropian. Ne e mbështesim dhe e kemi mbështetur këtë proces për një kohë të gjatë”.

Deputeti i SPD në Bundestagun gjerman, anëtar i Komitetit për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestag tha se do të bëjnë gjithcka që në 28 Qershor të mundësohet nisja e bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Metin Hakverdi: “Është Partia Social Demokrate në Gjermani që ka këmbëngulur gjithmonë në procesin e zgjerimit për anëtarësuimin e Shqipërisë, një proces jo vetëm i rëndësishëm për vendin tuaj por edhe për Bashkimin Evropian. Është një favor për të gjithë  dhe ne po bëjmë gjënë e duhur. Ne do të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhe në fund të muajit tjetër dhe progresi do të arrihet në të ardhmen. Mezi pres që të rikthem përsëri”.

Për kreun e grupit parlamentar socialist ky është një tjetër konfirmim i mbështetjes që i jep Gjermania Shqipërisë. Deputeti i Partisë Social Demokrate në Bundestagun gjerman Metin Hakverdi po zhvillon për herë të parë një vizitë në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!