Balla çon provat në Prokurori për padinë ndaj Bashës

schedule11:08 - 24 Tetor, 2018

schedule 11:08 - 24 Tetor, 2018

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ishte në prokurorinë e Tiranës për të depozituar provat për kallëzimin ndaj kreut të PD Lulzim Basha për cështjen e “Toyota yaris”. Balla e kallëzon Bashën për katër vepra penale, shpërdorim detyre, moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës dhe përkrahja e autorit të krimit.

Balla: “Kam depozituar prej disa javësh një tjetër kallëzim penal në ngarkim të shpifësit Lulzim Basha për kallëzim të rremë, shpërdorim detyre, vënie në rrezik të veprimeve hetimore që ka të bëjë me tregtimin e sekretit hetimor dhe shtetëror dhe sot erdha në prokurori për të depozituar provat mbi të cilat kam bazuar këtë kallëzim penal. Kam bindjen se ky hetim po ecën shumë mirë dhe në fund të këtij hetimi Lulëzim Basha do jetë një person që sipas parashikimeve të kodit penal do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë”. /abcnews.al