Balla: Argumenti i Francës për azilkërkuesit nuk qëndron, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj

schedule21:09 - 18 Tetor, 2019

schedule 21:09 - 18 Tetor, 2019

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla shprehu pakënaqësi lidhur me qëndrimin e Francës për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Refuzimi  nga Franca është njëlloj sikur diktatura i refuzonte të drejtën e studimit një gjimnazisti që kishte mbaruar maturën me rezultate të mira.

“Por nëse e krahasojmë është si një nxënës që ka mbaruar shkëlqyeshëm shkollën e mesme dhe për arsye që vetëm Franca i di, i refuzohet e drejta për të shkuar në universitet. Është si historia e regjimit të kaluar që nxënësit të mirë, nëse kishte biografi të keqe, si jepej e drejta e shkollimit”, tha Balla.

Ai nënvizoi se me këtë qëndrim  BE po vendos ne dyshim kredibilitetin e institucioneve te veta.

Komisioni Europian rekomandoi në qershor të këtij viti që Shqipërisë t’i hapen bisedimet për anëtarësim, bazuar në një analizë faktike dhe shumë të detajuar lidhur me atë që Shqipëria ka realizuar në 5 prioritetet bazë, ndër të cilat padyshim guri i themelit mbetet reforma në drejtësi. Po kështu edhe Parlamenti Europian, 11 muaj më parë miratoi një rezolutë që vlerëson se Shqipëria i ka përmbushur kriteret. Tani po brenda BE-së, Këshilli nuk bie dakord, ose thënë qartë, refuzon vendimin e institucioneve të veta. Mendoj që kjo më shumë është një çështje e kredibilitetit të vetë BE-së sesa e procesit që lidhet me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”, tha ai.

Balla ishte në Cërrik në prezantimin e projektit të Qeverisë Gjermane  për të integruar në sistemin e punësimit shumë të rinj të rikthyer nga vendet e BE./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!