Balina Bodinaku flet sërish për përplasjen me Beatrix-ën: E ka kuptuar që…

schedule17:09 - 22 Shkurt, 2022

schedule 17:09 - 22 Shkurt, 2022

Balina Bodinaku ka folur sërish për përplasjen virtuale që pati me Beatrix Ramosaj. Këngëtarja publikoi disa mesazhe, ku thuhej se Trixa kishte shkuar në Dubai me të dashurin. Ajo u shpreh se nuk ka pasur asnjë komunikim me Trixën ndërsa shtoi se nuk ka ndonjë gjë për t’i thënë këngëtares.

“Jo nuk kam pasur asnjë komunikim me Beatrix-ën dhe as ajo nuk ka komunikuar me mua. Edhe mesazhet që dolën nuk ishte një komunikim me Beatrix-ën. Sigurisht që unë do kisha pritur fillimisht që të kishte patur një komunikim me mua personalisht. Dua ta shikoj Beatrix-ën jashtë kësaj gjëje.

Në të njëjtën mënyrë siç më ka implikuar mua e ka implikuar dhe atë. Megjithatë unë nuk kam pasur një komunikim me Trixën. Nëse ajo do ta donte pse jo, por në këtë pikë gjërat që kisha për t’i thënë ia kam thënë. Besoj se edhe ajo vetë e ka kuptuar që ka qenë një situatë më shumë e stisur sesa ç’duhet.”, tha Balina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!