Balili mohon akuzat dhe videot e lakuara mediatikisht

schedule18:04 - 17 Janar, 2019

schedule 18:04 - 17 Janar, 2019

Klemend Balili u përball sot me katër akuzat e ngritura kundër tij, “trafikut të narkotikëve” në formën e grupit të struktutruar kriminal, “pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, “pastrim parash” dhe “mosdeklarim të pasurisë”. Gazetari ABC News Armand Bajrami, i cili ka ndjekur nga afër zhvillimet, i ftuar në studio nga Juli Xhokaxhi ka komentuar në ABC News.

Pavarësisht proklamimit të Policisë për sukses dhe operacion, ai ndan bindjen se ishte vetëm dëshira e Balilit për t’u dorëzuar në momnetin që dosja do mbërrinte në gjykatë.

“14 operacione policie për arrestimin e tij, por të dështuar. 2 vjet e 6 muaj arrati përfunduan kur ai vetë u dorëzua.

Në thelb është një dëshirë e Balilit për t’u dorëzuar. Policia ta proklamonte si sukses e operacion pretendoi që ishte ngushtuar laku dhe fusha e lëvizjes së Balilit, por unë ndaj bindjen se ka qenë një zgjedhje e Balilit që ky moment do vinte kur dosja të mbërrinte në gjykatë. Ai dyshohej nga drejtësia greke për trafikun e drogës edhe përtej Greqisë edhe DEA Amerikane ka qenë e përfshirë se dyshohej si zotërues kokaine në Belgjikë”.

I pyetur për mundësinë e ekstradimit të Balilit në Greqi, gazetari shprehet se kjo është  e pamundur pasi nuk ekziston ligjërisht marrëveshje ekstradimi me Greqinë.

“Balili nuk mund të ekstradohet në Greqi, sepse nuk kemi marrëveshje ekstradimi me Greqinë, dhe nuk ka ardhje të prokurorëve, pasi drejtësia greke i është përgjigjur drejtësisë shqiptare duke i vënë në dispozicion të gjitha materialet”.

Balili foli shumë pak gjatë seancës së sotme duke mohuar akuzat dhe se nuk ka prova të fajësisë së tij, ndërkohë që mohoi edhe ekzistencën e videove të famshme e lakuara mediatikisht.

“Qasje të forta politike, i mbështetur shumë fort nga një forcë politike, dyshimet edhe të drejtësisë greke janë që aktiviteti i tij kriminal është i shtrirë përtej Greqisë dhe Shqipërisë.

Në off record që pati me gazetarët mohoi ekzistencën e videove të famshme e lakuara mediatikisht”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!