Aris Golemi, balerini i njohur në Shqipëri ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku foli për fillimin e karrierës si balerin dhe jetesën në Amerikë.
Tashmë një sipërmarrës në SHBA, Golemi rrëfeu momentin kur vendosi të linte karrierën në Shqipëri për të emigruar në Amerikë.
“Gjithmonë jam kritik ndaj vetes, gjë që më bën të eci më para. Unë e kam nisur me “12 vallëzime pa një të shtunë”. Ai ishte fillimi i karrierës sime në Tiranë dhe më pas na u hapën dyert në shumë TV të tjera dhe programacione, e më pas pjesëmarrja në festivale në vende të ndryshme të botës.
Unë arrita të prezantoja Shqipërinë në festival ndërkombëtare. Fillimet ishin shumë të vështira, influencoheshim nga videot, këngët e Michael Jackson.
Udhëtonim shpesh, por nuk më kishte shkruar në mendje të qëndroja në SHBA. Pra në Amerikë u gjenda pasi udhëtova për një event më Ansamblin Tirana. S’e mendoja që do qëndroja, mbaj mend që vetëm 40 dollarë kisha me vete, por shoferi i autobusit i pëlqeu personaliteti i tij dhe u bëmë miq. Një natë më ftoi në shtëpi. Më beri një ofertë. Më tha se ‘nëse do të qëndrosh, do të ndihmoj’. Kam qenë 25 vjeç. Ansambli Tirana nuk ishte i kënaqur që ne qëndruam atje, pasi ishim 7 kërcimtarë.”, u shpreh Golemi.
/abcnews.al