Balenë “spiune ruse”/ Shkencëtarja ukrainase: Mund të jetë e ushtrisë ruse

schedule16:01 - 13 Nëntor, 2024

schedule 16:01 - 13 Nëntor, 2024

Një balenë e cila u shfaq në brigjet e Norvegjisë 5 vite më parë me parzmore dhe u gjet e ngordhur në muajin shtator në brigjet e po të njëjtit shtet, dyshohet se ishte një balene spiune e Rusise.

Olga Shpak një shkencëtare që merret me studimin e specieve të gjalla ka treguar për BBC se ajo beson se kjo balene i perkiste Ushtrise Ruse, por sipas saj nuk mund te kete nje percaktim final se ajo ishte nje balene spiune.

Profesoresha ukrainase thote se balena e njohur me emrin Hvladimir ishte arratisur nga nje baze detare ushtarake Ruse ne Arktik. Shpak ka thene per BBC se kjo balene po trajnohej per te ruajtur Bazen ushtarake te Rusise por ajo u largua nga atje si një huligan.

Shkencetarja ukrainase ka punuar per autoritetet Ruse duke hulumtuar gjitaret qe nga vitet 1990 u kthye ne vendlindjen e saj ne vitin 2022.

Autoritetet Norvegjeze u akuzuan se kishin mbytur balenen Ruse, por autoritetet e Oslos zyrtare kane deklaruar se balena u gjet e ngordhur pasi nje shkop kishte mbetur ne fytin e saj.

Kur u zbulua 5 vite me pare balena e cila dyshohet se ishte spiune kishte te bashkangjitur ne parzmoren e saj nje kamera Go Pro ku shkruhej paisjet e Shen Petersburgut. Balena e cila u zbulua ne brigjet e Norvegjise u pa ne muajin maj te vitit 2023 ne brigjet e Suedise.

Rusia ka mohuar te pranoje nese kjo Balene ishte trajnuar nga ushtria e saj ose jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!