“Bale duhet të rikthehet te Spurs”, këshillat e një legjende

schedule23:51 - 24 Gusht, 2020

schedule 23:51 - 24 Gusht, 2020

Ish-sulmuesi i Tottenham, Jurgen Klinsmann, i ka bërë thirrje Gareth Bale që të kthehet te “Gjelat” e Londrës. Sulmuesi i Real Madrid nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin Zidane dhe ka bërë të ditur se është gati t’i kalojë dy vitet e fundit të kontratës që ka me mardrilenët edhe pa luajtur.

Klinsmann ka thënë për talkSport: “Qëndrimi në stol është ndëshkimi më i keq për një lojtar. Gjëja më e rëndësishme për çdo futbollist është të jetë në fushën e lojës. Kur kjo nuk ndodh, atëherë duhet të mendosh për t’u larguar.

“Si tifoz i Tottenhamit, do të doja që ai të kthehej. Ne do ta adhuronim një lojtar si ai javë pas jave në televizor, u shpreh Klinsmann./abcnews.al