Bale bën parashikimin e finales së Stambollit, jep rezultat të thellë në favor të City

schedule18:42 - 10 Qershor, 2023

schedule 18:42 - 10 Qershor, 2023

Pesë herë fituesi i Champions League, Gareth Bale ka zgjedhur fituesin e tij përpara finales së sotme në Stamboll dhe ai nuk pret një rezultat të ngushtë.

Manchester City do të kërkojë që përfundimisht t’i japë fund ndjekjes për trofe evropian ndërsa kompletojnë një tripletë historike në Stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll.

Në rrugën e tyre qëndron Interi, i cili është rikthyer në finale të Champions League për herë të parë që kur festoi tripletën e tyre nën drejtimin e Jose Mourinhos në vitin 2010.

Ashtu siç ishin kundër Bayern Munichut 13 vjet më parë, zikaltërit përballen me skuadrën e Pep Guardiolës. Dhe Bale mund të pajtohet vetëm me gjykimin e bastëshkruesve sipas parashikimit të tij.

Kjo pasi golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Uellsit i dha skuadrës nga Premier League një fitore 5-0.

Ky do të hynte në histori si rezultati më i thellë në çdo finale evropiane nëse do të realizohej, ndonëse Citizens duken të disponuar për rekorde të tilla./ h.ll/abcnews.al