Bakllavaja e preferuar, shqiptarët nuk heqin dorë nga ëmbëlsira tradicionale

schedule17:25 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 17:25 - 31 Dhjetor, 2023

Shumë gjëra mund të kenë ndryshuar te ne shqiptarët, por jo preferenca për ëmbëlsirën e fundvitit.

Bakllavaja mbetet e preferuar.

Alfred Kapo, pastiçier në Vlorë thote se kërkesat edhe këtë vit kanë qenë të shumta.

Të kërkuara ëmbëlsirat tradicionale kanë qenë edhe nga të huajt që kanë vizituar vendin këto ditë të fundit të dhjetorit.

Alfred Kapo tregon sekretin e një bakllavaje të mirë.

Pastiçieri tregon se kjo ëmbëlsirë mund të rezistojë disa javë, por duhet mbajtur e mbuluar dhe në një ambient të freskët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!