Elis Bakaj është larguar nga skuadra e Shakhtyor Soligorsk dhe ka vendosur të firmosë për kampionët e Bjellorusisë, Dynamo Brest. 32-vjeccari ka folur për shahter.by , aty ku ka treguar pse ka zgjedhur të ndërrojë skuadër.
“Soligorsk ishte një qytet i vogël, por aty jetojnë njerëz me zemër të madhe. Zgjodha ekipin e Dynamo Brest, pasi dua të jem më afër familjes, jo për arsye financiare.
Po presim një fëmijë, ndaj dua të shkoj të shoh gruan time. Soligorsk më ofroi një kontratë shumë të mirë për vitin e ardhshëm, por arsyeja kryesore është familja, dua të jem më afër tyre. Shpesh duhet të ndryshosh gjithçka për të mirën e familjes”, përfundoi Bakaj./abcnews.al