“Bajroni” i Mirditës/ Pas 20 vitesh emigrim u kthye për të investuar në fshatin e lindjes

schedule20:09 - 11 Maj, 2024

schedule 20:09 - 11 Maj, 2024

MIRDITË– Vendosi që të lërë punën, shtëpinë, jetën e ndërtuar prej 20 vitesh në Itali dhe të kthehej në fshatin e tij të lindjes, Katundin e Vjetër në Mirditë. Bajron Nikolli investoi çdo qindarkë për të ndërtuar një destinacion turistik dhe ja ka arritur. Sot, truallin e tij e vizitojnë kryesisht të huaj. Në fillim e paragjykuan, por ai besoi në ëndrrën e tij.

Nuk pati dyshime ne vendimin e tij por pas kthimit filloi të ndeshej me vështirësi. Por përveç përkushtimit, dashurisë e vullnetit të fortë thotë se lipset edhe mbështetje nga pushteti vendor, veçanërisht për infrastrukturën.

Në fillim përshtati shtëpinë e tij për pritjen e turistëve. Aty jetonin bashkë familjarë dhe turistë. Vite më parë sytë i mbante nga rruga nëse aty do të kthehej njeri ndërsa sot bujtësit janë të shumtë.

Në biznesit e tij investoi edhe qindarkën e fundit që kishte kursyer nga emigrimi në Itali, madje u detyrua edhe të merrte kredi.

Në oazin që ka ndërtuar Bajroni nuk mjaftohet vetëm me sigurimin e fjetjes por u mundëson të huajve, guida e argëtim. 35-vjeçari ende nuk e ka krijuar një familje por jetën në fshat nuk e sheh si pengesë./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!