Lojtari i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së Empolit, ku me paraqitjet e treguara duket se ka tërhequr edhe skuadra të njohura pas vetes së tij.
Sipas “Sky Sport” raportohet se rivali i Empolit në Seria A është vënë në gjurmët e shqiptarit.
Sassuolo siç raportohet ka kërkuar informacion tek Empoli për Bajramin, kartoni i të cilit vlerësohet me 10 milion euro.
Trajneri Dionisi e njeh mirë Bajramin, pasi e ka drejtuar më parë tek Empoli. Mesfushori shikohet si pasuesi i Filip Djuricic, të cilit i përfundon kontrata në qershor dhe do të largohet nga Sassuolo. /f.a/abcnews.al