Bajrami në fushë kundër “Djajve”, publikohen formacionet e sfidës Milan-Sassuolo

schedule17:36 - 30 Dhjetor, 2023

schedule 17:36 - 30 Dhjetor, 2023

Padyshim objektivi kryesor është mbyllja e vitit me fitore, dhe këtë objektiv “Kuqezinjtë” e Milan do të kërkojnë ta arrijnë, në përballjen e javës së 18-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku në “mitikun” e Milanos, “San Siro” do të presin “Zijeshilët” e Sassuolo, në një sfidë që pritet të jetë spektakolare.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Stefano Pioli i ka rreshtuar “Kuqezinjtë” e tij, me formacionin 4-3-3, ku në portë është vendosur Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Calabria e Florenzi, me qendrën që mbulohet nga Kjaer e Theo Hernandez. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Reijnder, Bennacer e Loftus-Cheek, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Pulisic, Olivier Giroud e Rafael Leao.

Në krahun tjetër, tekniku, Alessio Dionisi i ka rreshtuar djemtë e tij, me formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur si zakonisht, Consigli. Para tij në mbrojtje janë Pedersen, Erlic, Ferrari e Toljan. Më të tërhequr në mesfushë janë Matheu Henrique e Thorstvedt, ndërsa Domenico Berardi, Lauriente e “fantazisti” i Kombëtares, Nedim Bajrami janë vendosur pas “bomberit” të vetëm, Andrea Pinamonti. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: