Bajrami kthehet te goli/ Ylli kuqezi shpreson të jetë titullar te Rangers

schedule12:43 - 27 Shkurt, 2025

schedule 12:43 - 27 Shkurt, 2025

Nuk e ka parë shumë fushën ndeshjet e fundit.

Nedim Bajrami, papritur, po luan me pikatore te Gllazgou Rejnxhërsi, por shpresa është që me paraqitjen e fundit të ketë fituar më shumë besim nga stafi I ri teknik.

Mesfushori I kombëtares shqiptare hyri në fushë vetëm në minutën e 78-të, në sfidën e Premier Ligës skoceze që gjigandët e kryeqytetit e fituan 4-2 në stadiumin e Kilmarnokut.

Iu deshën vetëm 7 minuta që jo vetëm të përshtatej në lojë, por edhe të shënonte.

Ishte ky goli I tij I dytë në kampionatin skocez, ndërsa në total ka 5 rrjeta e 5 asistë në 38 ndeshje që është aktivizuar gjithsej.

Gllazgou Rejnxhërs fitoi 4-2, ndonëse as nuk bëhet fjalë që të luftohet për titull, sepse Sëlltiku kryesues është plot 13 pikë larg.

Bajrami shpreson vetëm që të luajë më shumë dhe të jetë gati për sfidat e kombëtares në eliminatoret e Kupës së Botës.

Një tjetër lojtar kuqezi nuk pati fat.

Ky ishte Arbër Hoxha që u eliminua nga Kupa e Kroacisë, pasi Osijek fitoi 1-0 në Zagreb ndaj Dinamos kampione.

Lojtari ofensiv I përfaqësueses hyri në fushë gjithashtu vonë, në minutën e 70-të, duke mos mundur të ndihmonte të vetët.

Kujtojmë se Hoxha ishte paraqitur mirë disa herë, në kampionat e në kupë, ndërsa ky sezon është për t’u harruar në stadiumin “Maksimir”.

Dinamo me trajner Fabio Kanavaron u eliminua nga Kupa, dhe është 7 pikë prapa Rijekës që kryeson Ligën e Parë të Kroacisë.

Duke mbetur te kupa kroate, aty shkëlqeu një ish-lojtar I kombëtares shqiptare, Liridon Selahi.

Njëzetegjashtëvjeçari që veshi 4 herë fanelën kuqezi, shërbeu assist në fitoren e madhe të Rijekës në fushën e Hajdukut të Splitit me shifrat 3-1./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!