Bajrami krijon, Rangers fitojnë/ Mesfushori i Kombëtares shkëlqen fort në Kupë

schedule12:47 - 20 Janar, 2025

schedule 12:47 - 20 Janar, 2025

Ka provuar Zvicrën dhe Italinë, e duket se Skocia po I përshtatet shumë.

Nedim Bajrami bëri një tjetër paraqitje shumë të mirë në konkurrimet e këtij vendi të lashtë të futbollit, ndërsa mban veshur fanelën e një klubi dhe të një ekipi gjigand.

Mesfushori I kombëtares shqiptare shërbeu dy asiste në ndeshjen e Kupës së Skocisë, që skuadra e tij, Gllazgou Rejnxhërs, e fitoi me rezultatin e thellë 5-0.

Bajrami krijoi golin e dytë dhe të tretë për skuadrën më të shquar skoceze, që nuk e pati aspak problem fitoren ndaj ekipit amator, Friserbërg dhe kualifikimin për në raundin e pestë.

Kjo ishte sfida e parë për “Blutë” e Gllazgout në konkurrimin e vjetër, të nisur 150 vjet më parë, ndërsa pritet shorti për të tetat e finaleve.

Bajrami ka bërë një paraqitje shumë të mirë këtë sezon për Rejnxhërsin, duke shënuar 4 gola e shërbyer 5 asistë deri tani, ndonëse ekipi I tij e ka shumë të vështirë që të fitojë titullin kampion, sepse është 13 pikë prapa rivalit të madh, Sëlltik.

Ylli kuqezi ka një rrjetë në Premier Ligë, një në Kupën e Skocisë, dhe dy në Kupën e Ligës, ndërsa në këtë të enjte, në 23 janar, luan për Ligën e Europës në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtidit, dhe ka një tjetër rast për të shkëlqyer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!