Bajrami e ka me Rejën: Nuk e kuptova pse më zëvendësoi

schedule23:13 - 10 Qershor, 2022

schedule 23:13 - 10 Qershor, 2022

Shqipëria ka zhgënjyer sërish mbrëmjen e sotme, ku pavarësisht se e mbylli pjesën e parë në avantazh përballë Izraelit, nuk mundi të ruajë rezultatin, pasi pësoi dy gola në pjesë të dytë.

Nedim Bajrami, ka thënë sot pas humbjes me 1-2 ndaj Izraelit në “Air Albania”, se duhet të jenë më të zgjuar që të mos gabojnë si mbrëmjen e sotme.

Humbja: “Pjesën e parë luajtëm shumë mirë, pjesën e dytë nuk u futëm shumë mirë. Pastaj pësuam dy gola shumë shpejt. Duhet të jemi më të zgjuar e të mos i pësonim ato gola.

Skuadra me ty është më sulmuese: “Pas ndeshjes që kemi humbur nuk e di, besoj se gjithë skuadra ka bërë pjesën e saj, por nuk e di.”

Pse u zëvendësove? “Nuk e di pse, trajneri e bëri atë zëvendësim. Isha fizikisht mirë dhe isha gati për ta vazhduar ndeshjen.”