Bahtiri: Kam vënë në dijeni liderët për idenë e bashkimit të Mitrovicës

schedule19:44 - 30 Nëntor, 2018

schedule 19:44 - 30 Nëntor, 2018

Në Mitrovicë është miratuar kërkesa e kryetarit të pjesës jugore të qytetit, Agim Bahtiri për bashkimin e qytetit, pas dorëheqjes së katër kryetarëve serbë të komunave në veri.

Është miratuar me shumicë votash kërkesa e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, Agim Bahtiri, për ndryshimin e Ligjit 03/L401 për kufijtë administrativë të Mitrovicës. Ligji në fjalë synon bashkimin e qytetit në një. Menjëherë pas seancës për ndryshimin e Ligjit për bashkimin e Mitrovicës, në një deklaratë për gazetarët Agim Bahtiri ka dhënë shpjegime rreth idesë dhe se për të, kanë qenë në dijeni edhe liderët e Kosovës.

Bahtiri u shpreh se kishte biseduar me ministrin e Jashtëm Pacolli, e tashmë qeveria në Prishtinë duhet të dëgjojë qytetarët. Ndërsa pjesa tjetër e vendit duhet mbështesë propozimin e tij. Ai theksoi se bashkëpunimi me kryetarët serbë të komunave në veri të qytetit ka qenë i pamundur, pasi ata gjithnjë kanë vepruar sipas urdhërave të Beogradit. Ditë më parë katër kryetarët serbë të komunave në veri të Mitrovicës dhanë dorëheqjen në shenjë proteste pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për të gjithë produktete serbe që hyjnë në territorin e Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!