Një 39-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Gjirokastrës. Mësohet se është kapur duke futur bagëti të kontrabanduara nga Greqia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin 39 vjeç, banues në Kuçovë, pasi është kapur duke futur nëpërmjet kufirit të gjelbër bagëti të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

