“Babi ishte i sëmurë më Covid”, Besa Kokëdhima zbulon momentin më të vështirë të vitit

schedule17:43 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 17:43 - 23 Dhjetor, 2021

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka folur për momentet më të vështira të vitit 2021 dhe projektet e reja muzikore.

E ftuar në Top Albania Radio, ajo ka rrëfyer momentet e vështira, pasi i ati u infektua me Covid-19.

“Këtë vit kam qenë duke kaluar një periudhë të tmerrshme familjare sepse babi ishte i sëmurë më Covid-19 dhe e kaloi me vështirësi. Ishte rrugëtim i tmerrshëm për ne por falë zotit dhe mjekëve e kaluam. Këto kanë qenë dy vite të tmerrshme. Na vjen keq për jetët e humbura, por jemi falënderues edhe për shëndetin”, u shpreh Besa.

Sa i përket muzikës, këngëtarja rrëfeu se ka punuar për albumin e saj të ri prej dy vitesh dhe klipi i parë pritet të publikohet për disa ditë.

“Kam 2 vjet që kam punuar, kam realizuar albumin e ri me artistë të njohur në Francë, gjysmë frengjisht, gjysmë anglisht”, tha Besa./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!