Babi i Bernardo Silvës konfirmon interesimin e Barçës, tregon arsyen e mos transferimit në “Camp Nou”

schedule13:10 - 10 Shtator, 2022

schedule 13:10 - 10 Shtator, 2022

Bernardo Silva ishte objekti i madh i dëshirës së Barçës në pjesën e fundit të merkatos për të përfunduar krijimin e një skuadre ëndrrash, por më në fund blaugranat nuk mundën të marrë mesfushorin portugez pasi u duhej të regjistronin nënshkrimet e Hector Bellerin i pari dhe Marcos Alonso .

Pak ditë pas mbylljes së merkatos , babai i Bernardo Silvës, Paulo Silva pranoi se kishte kontakte me katalansit në mënyrë që djali i tij të ndryshonte ambient këtë verë, por transferimi nuk u realizua sepse “nuk ishte skenari ideal” dhe sepse Barcelona nuk i bëri një propozim Manchester Cityt në kohën e duhur.

“Ka pasur shumë bisedime, por asnjë ofertë konkrete nuk u bë në momentet që menduam se ishin të duhura. Kur erdhi, ne kuptuam se nuk ishte më koha e duhur për të gjitha palët e përfshira. Gjërat duhet të ndodhin në mënyrë racionale dhe nuk ishte Skenari ideal për Bernardon. Është një lojtar i pjekur, është 28 vjeç. Gjërat duhen bërë në mënyrë racionale, jo emocionalisht”, deklaroi Paulo Silva në një prononcim për “Stats Perform”. /f.a/abcnews.al