Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Babëzia në bregdet po ua “nxin” jetën me çmimet, por sërish pushuesit nga Kosova zgjedhin Shqipërinë: Rëndohet ndjeshëm trafiku

schedule10:18 - 23 Korrik, 2022

schedule 10:18 - 23 Korrik, 2022

Fundjava ka nisur me trafik pranë kryqëzimit të Fushë-Milotit, në drejtim të Lezhës.

Fluksi i automjeteve është krijuar nga makinat të cilët vijnë nga veri-lindja e vendit me shtetas kosovarë që zgjedhin bregdetin tonë për të pushuar në këto ditë të nxehta.



E njëjta situatë vijon edhe përgjatë fundjavës, duke krijuar trafik të rënduar gjatë gjithë ditës.

Më i theksuar fluksi i makinave është në mëngjes dhe pasditeve, ndërsa nga policia janë shtuar patrullat me qëllim rregullimin e trafikut.

Fundjava ka risjellë trafikun edhe në Vlorë për shkak të numrit të pushuesve që i drejtohen jugut për Plazh. Rruga Trans-ballkanike, por edhe përgjatë Lungomares ka pasur fluks të shtuar automjetesh. Por krahasuar me një vit më parë, fluksi i makinave është më i pakët pasi nuk ka bllokime trafiku me orë. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!