Jorgo Petridhi është nga të vetmit që vijon të ushtrojë zanatin e drugdhendjes e për më tepër të qëndrojë në trashëgiminë e babait të tij.
Ishte vetëm 10 vjeç kur mori daltën në duar. Anastas Petridhi, mjeshtri që njihet në Gjirokastër thotë se ja ka arritur të lejë pas këtë zanat, që sipas tij kërkon mund edhe punë.
Flet për nisjen e punës dekada më parë, pranë ndërmarrjes artistike, e ku më pas iku në emigracion e u kthye në Gjirokastër.
Anastasi flet edhe për zgjedhjen që i biri i tij bëri, duke punuar njëjtë si ai. Por përpos gjithçkaje, promovimi i produkteve artizanale që prodhohen dhe realizohen kërkojnë edhe më tepër mbështetje./abcnews.al