Charli dhe Jeta janë babë e bijë, të cilët kanë pushtuar Tik Tok. Ata janë bërë viral përmes videove të ndryshme, ku Jeta i mëson babait gjuhën shqipe, fjalë të shumta dhe deri te muzika popullore.
Në një lidhje me Skype nga Londra për “ABC e Mëngjesit”, Jeta dhe Charli kanë folur për këto video, si u bën virale dhe deri te marrëdhënia e tyre.
Babai theksoi se ai me bashkëshorten në shtëpi flasin në frengjisht, mirëpo Jeta nuk e pëlqen dhe flet ose shqip, ose anglisht.
“Nga pamja fizike më ngjan mua, ndërsa nga karakteri mamasë.
Mund të jetë e vështirë ndonjëherë të jetosh me dy shqiptare, por jam krenare për origjinën e bashkëshortes sime, sepse ajo po i mëson shumë vlera vajzës sime. Unë me bashkëshorten time në familje flasim frengjisht, por Jeta nuk e pëlqen ose flet në anglisht, ose në gjuhën shqipe.
Në videon e parë që e bëm dhe u bë virale, bashkëshortja ime po bëhej gati, Jeta donte që të përdorte telefonin dhe mua kjo gjë nuk më pëlqente. Por ajo më tha që donte të bënte një video për Tik Tok, ne e postuam vetëm për miqtë tanë, por video u bë tepër virale. Menduam në fillim ta fshinim sepse mori tjetër drejtim, por i mora leje bashkëshortes sime, dhe ajo është pak e tërhequr nga rrjetet sociale dhe ra dakord”, rrëfeu Charli./abcnews.al