Babanë ia vranë përpara syve të tij, 5 vjeçari që i mbijetoi sulmit të Hamasit tregon se do të bëhet polic

schedule11:07 - 24 Tetor, 2023

schedule 11:07 - 24 Tetor, 2023

Pesëvjeçari arabo-izraelit Atala u zgjua herët në mëngjesin e 7 tetorit për të shkuar me të atin për të punuar në Mivtahim në Izraelin jugor.

Jeta e tij e përditshme, megjithatë, u përmbys kur mbi 1000 burra të Hamasit depërtuan në Izrael dhe kryen masakrën më të rëndë të hebrenjve që nga Holokausti, duke vrarë mbi 1400 njerëz, duke plagosur mbi 5000 dhe duke rrëmbyer rreth 220 njerëz, të cilët u morën peng në Gaza.

Mivtahim ishte një nga komunitetet e shënjestruar nga Hamasi dhe kur policia izraelite mbërriti, ata e gjetën 5 vjeçarin  e plagosur në krahët e xhaxhait të tij dhe i dhanë ndihmën e parë, duke i shpëtuar jetën.

Babai i djalit ishte vrarë tashmë nga terroristët në sy të djalit të tij, i cili ishte më me fat. Teksa është shtruar në spital, ditët e fundit ai është vizituar nga ndihmësi i komandantit të rajonit të Negevit, Effi Shiman, shefi i njësisë në Magen, Ronen Kalafon dhe dy policët që i shpëtuan jetën.

Familja e Atala-s, e cila është nga qyteti i Rahatit, shprehu mirënjohjen e tyre për policët  dhe ai u tha atyre se dëshiron të bëhet polic kur të rritet.

Në fund të takimit, komandantët i uruan shërim të shpejtë Atalës dhe i shprehën ngushëllimet për humbjen e babait të tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!