“Babalja, në PD e dinë që ka qenë sajesë”, Elezi: Protesta pas dënimit të Salianjit? S’mund të bëhet simbol i kauzës për të vërtetën

schedule13:56 - 27 Shtator, 2024

schedule 13:56 - 27 Shtator, 2024

“Të gjithë në PD e dinë se një pjesë e audiopërgjimit në rastin ‘Babale’, është sajesë”- deklarata vjen nga ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibesn Elezi. Në studion e NeësLine, Elezi komentoi edhe aksionin e paralajmëruar një ditë më parë nga PD, pas vendimit të Apelit, ndërsa theksoi se Salianji nuk është rasti për t’u kthyer në kauzë.

“Shpifja është veprim i pamoralshëm që nuk ka ngjyrim politik, duhet dënuar. Në rastin konkret nuk mund të them sa i implikuar ka qenë Salianji, por është vërtetuar me prova nga gjykata, por duke patur parasysh që ka një audio të sajuar ky është problem. Ta kthejnë në kauzë nuk është rasti, edhe në PD e dinë që ajo ka ndodh ka qenë një sajesë.” u shpreh Elezi.

Pjesë e bisedës përmes skype, gazetari Artur Nura u shpreh se rasti Salianji duhet trajtuar politikisht, dhe pyetja sipas tij është a do të sjellë ky rast më shumë mbështetës për opozitën.

“Gjëja duhet diskutuar politikisht. Pyetja për mua është a do kemi protesta më të fuqishme po apo jo? Deri dje, në të gjitha protestat që janë bërë, kemi pjesëmarrje modeste. Pas kësaj babalizimi do sjellë më shumë mbështetës të opozitës? Do ketë më shumë pjesëmarrjen më shumë motivim.? -u shpreh Nura.

Por për Elezin, Ervin Salianji nuk është një figurë e pastër politike, e për pasojë nuk mund të besohet.

Në rastin Salianji nuk është se ai është një figurë e pastër politike, me identitet apo profil. Që këtu gënjen kur thotë 600 mijë vota. Kanë qenë kundër Berishës. Si mund të besohet kur më 8 janar i tregoi shkopin demokratëve. Kam qenë atje për të mbrojt parimin e shumicës. Është ndërata në që PD i kanë bërë të gjitha, janë të faktuara këto, jo të hamendësuara. Njerëz që nuk arrijnë të flasin për një vërtetë, nuk mund të bëhet simbol i kazuës për të vërtetën. E dinë mirë se një pjesë e audio përgjimit është sajesë.”- tha Elezi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!