Babain me koronavirus, Cakaj apel qytetarëve: Kemi nevojë urgjente për gjak

schedule15:53 - 16 Mars, 2021

schedule 15:53 - 16 Mars, 2021

Ish-ministri Gent Cakaj u ka bërë apel qytetarëve që ta ndihmojnë, pasi babai i tij i sëmurë me koronavirus ka nevojë për gjak me antitrupa. Në një postim në Facebook, Cakaj u bën apel qytetarëve për të dhuruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A, pozitiv, për babain e tij, Shkëlzen Cakaj.

Kushtet janë që gjaku të përmbajë mbi 50 antitrupa. Siç shkruan edhe vetë Cakaj, ata që kanë mundësi të ndihmojnë mund të paraqiten sa më parë në qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.

POSTIMI

“Të nderuar miq, I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.
Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa! Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.
Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!
Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë! Sinqerisht, Genti”  sb/abcnews.al/

Të nderuar miq,

I shtrenguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me…

Posted by Gent Cakaj on Tuesday, March 16, 2021