Babai vrau djalin në Kosovë, çfarë dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë

schedule09:02 - 28 Janar, 2021

schedule 09:02 - 28 Janar, 2021

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje Prishtinën, ku një baba ka vrarë djalin e tij.  Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë ka mbetur i vdekur Albert Krasniqi.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se Skender Krasniqi është autori i kësaj ngjarje i cili pas vrasjes ka marrë në telefon policinë dhe ka thënë “Ejani se e vrava djalin”.

LEXO EDHE: “Ejani se kam vrarë djalin!”, i ati i Albert Krasniqit e njoftoi vetë policinë pas krimit

Lidhur me rastin kanë dhënë detaje për Gazetën Express nga policia e Kosovës.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht jemi në fazen  fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, kanë deklaruar mbrëmë nga policia.

Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte. Ndërkohë informacionet paraprake bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ardhur pas një përplasje që viktima ka pas paraprakisht me babanë e tij, i cili i kishte kërkuar që të dorëzohej në Polici pasi ai kishte ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, Besa Gashin.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!